Të paktën pesë persona janë plagosur pas një sulmi me dron nga Rusia, që ka dëmtuar disa apartamente rezidenciale në Kiev, njoftoi shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës.
Banorët u grumbulluan afër një ndërtese pesëkatëshe të goditur nga sulmi. Ndër ta ishte Andrii Stets, një roje sigurie 35-vjeçar dhe baba i tre fëmijëve, i cili qëndronte me gruan e tij, e cila kishte një karrocë fëmijësh.
Stets tha se po shkonte në punë kur pa një dron Shahed duke fluturuar mbi kokë, dhe më pas vrapoi për të gjetur apartamentin e tij të shkatërruar, pa ditur çfarë të bënte.
Sulmet me raketa dhe dronë të Rusisë në të paktën 13 rajone të Ukrainës shkaktuan vdekjen e tre ukrainasve, përfshirë një fëmijë, dhe çuan në ndërprerje të gjera të energjisë elektrike.
Sulmet, që ndodhen disa ditë pas një raundi tjetër bisedimesh të udhëhoqura nga SHBA për të mbyllur luftën që ka zgjatur pothuajse katër vjet, goditën më shumë objektet energjetike në rajonet perëndimore, tha kryeministrja Yulia Svyrydenko.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se Rusia kishte sulmuar Ukrainën ndërkohë që qytetarët po përgatiteshin për të festuar Krishtlindjet, duke shtuar se besonte se Presidenti rus Vladimir Putin nuk ishte serioz në lidhje me bisedimet për paqen.
Një ditë më parë, Zelenskiy kishte paralajmëruar se Rusia mund të sulmonte Ukrainën gjatë pushimeve të Krishtlindjeve./mxh
