Fenomeni i quajtur “sindroma e vibrimit fantazmë” shpjegon pse shumë prej nesh mendojnë se telefoni vibron në xhep, edhe kur nuk ka asnjë njoftim. Sipas neuroshkencës, truri ynë është aq i mësuar me stimulus të shpeshtë, sa fillon t’i “krijojë” ato në mënyrë imagjinare.
Kjo do të thotë se sistemi nervor është duke pritur kontaktin fizik dhe interpretimi i gabuar i nervave krijon një iluzion të përkohshëm. Ky efekt është më i shpeshtë tek njerëzit që punojnë online, përdorin shumë rrjete sociale ose kanë pritshmëri të vazhdueshme për mesazhe.
Nuk është patologji – konsiderohet reagim normal i trurit modern. Thjesht një tregues i lidhjes sonë të fortë me teknologjinë./KM
