Last Updated on 07/01/2026 by EL
Burime mediatike bëjnë të ditur se Kryeministri Rama do të mbledhë të premten (më 9 janar), në Tiranë, ministrat e kabinetit të tij.
Fokusi i kësaj mbledhjeje do të jetë te objektivat e qeverisë për vitin 2026.
Takimi do të nisë në orën 10:00 te Pallati i Brigadave dhe është konceptuar si një tryezë e gjatë pune për vetëm një ditë.
Kjo mbledhje është e para e qeverisë për vitin 2026./E.T
