Last Updated on 20/01/2026 by EL
Ditën e nesërme në orën 10:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të mbahen homazhe në përkujtim të 4 të vrarëve në 21 Janarin e vitit 2011.
Raportohet se në ceremoninë përkujtimore do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Ndërsa pas homazheve kryeministri Rama pritet të mbajë një fjalë në godinën e qeverisë, përpara familjarëve të katër viktimave të ngjarjeve të 21 Janarit.
Kujtomë që në demonstratën e 21 janarit 2011, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, pasi u qëlluan për vdekje nga Garda e Republikës.
Menjëherë pas vrasjeve, socialistët e vlerësuan ngjarjen si krim shtetëror, teksa 4 viktimat u shpallën dëshmorë./e.t
