Kategoria e Parë ndo të zhvillojë ndeshjet e javës së 19-të në fundjavë.
Programi i kësaj jave përfshin sfida mjaft delikate, ku skuadrat përballen me rivalë direktë për objektivat e sezonit.
Pesë takimet e para do të luhen të shtunën, të gjitha në orën 13:30. Luftëtari do të presë Kukësin në një sfidë direkte për mbijetesë, ndërsa Skënderbeu do të luajë në transfertë kundër Besës.
Paralelisht do të zhvillohen edhe takimet Burreli – Laçi, Kastrioti – Pogradeci dhe Korabi – Iliria. Java e 19-të do të mbyllet të dielën me sfidën midis Apolonisë dhe Lushnjes, e cila gjithashtu nis në orën 13:30./mxh
