Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me protestën e të shtunës përpara kryeministrisë.
Xhaferri tha në “Task Force” me Sonila Meçon se protesta ishte paqësore, ndonëse dhuna e policisë ishte sipas tij disproporcionale.
Deputeti foli edhe për mënyrën se si mund të vazhdohet me protestat e radhës, ndërsa tha se brenda PD-së ka diskutime lidhur me këtë. Ai theksoi se protestat nuk do të ndalen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Ajo ishte një protestë paqësore e thirrur nga opozita, ku ishte ccdokush që mendon se Shqipëria nuk është në rrugën e duhur. U zhvillua normalisht. Patjetër që si në ccdo protestë në botë ka përplasje. Por pastaj dhuna e policisë ishte disproporcionale. Ne nuk do ishte e tillë sepse goditen dhe masakrohen qytetarët e pafajshëm të Shqipërisë. Një gjë që tregon është që sa më e fortë të jetëq dhuna e policisë aq më e suksesshme ishte protesta.
Do vazhdohet me protesta. Do jepet data e re e protestës kombëtare. Do të ndryshojë dhe formati i protestës. Ka diskutime brenda PD-së që protesta të jetë sa më e vazhdueshme dhe që ai boulevard të mos lirohet më deri në rrëzimin e Edi Ramës. Mund të jetë skenar rrethimi i Kryeministrisë, greva e urisë, mund të jetë çdo lloj skenari. Por e sigurt është që Shqipëria do të shkojë drejt protestave të vazhdueshme”, tha Xhaferri./K.M
