Gjatë një koncerti të fundit, këngëtari i njohur i muzikës popullore shqiptare, Ylli Baka, u përball me një situatë të pazakontë teksa po performonte në skenë.
Sipas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, disa persona nga publiku iu afruan dhe hodhën në drejtim të tij pjata kartoni të mbushura me trëndafila, duke e gjetur artistin të papërgatitur në mes të interpretimit.
Megjithatë, për një pjesë të të pranishmëve ky veprim nuk u konsiderua si incident, pasi i ngjan një tradite të njohur në tavernat greke, ku pjata me lule hidhen për të shprehur festë dhe argëtim.
Pavarësisht momentit të papritur, Ylli Baka ruajti qetësinë dhe vijoi performancën pa ndërprerje./mxh
