Ministrat e Jashtëm evropianë kanë miratuar për herë të parë një listë të përbashkët të vendeve që konsiderohen “vende tw sigurta të origjinës” dhe kjo do të thotë se qytetarët qw vijnë nga këto vende kanë më pak gjasa të marrin azil dhe do të përshpejtohet proceduart për riatdhesim.
Rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi më 12 qershor 2026.
Në këtë listë, deri më tani, janw përfshirë Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Kosova, Maroku dhe Tunizia.
Vendet kandidate për anwtarësim në BE përfshihen gjithashtu si vende të sigurta origjine në nivel të Bashkimit, përveç rasteve kur:
-Ekziston një situatë konflikti të armatosur ndërkombëtar ose të brendshëm në vendin kandidat.
-BE-ja ka miratuar masa kufizuese kundër vendit kandidat në çështje që lidhen me të drejtat dhe liritë themelore.
-Përqindja e vendimeve pozitive nga autoritetet e shteteve anëtare ndaj kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare të qytetarëve nga vendi kandidat është më e lartë se 20%.
Po ashtu, janë ndryshuar edhe rregullat për konceptin “vend i tretë i sigurt”. Kjo do të thotë se një shtet i BE-së mund ta refuzojë një kërkesë për azil nëse vendi i orgjinës përfshihet në vendet e sigurta.
Sipas Këshillit evropian, këto dy legjislacione synojnë të harmonizojnë më tej dhe ta bëjnë më efikas kuadrin e BE-së për migracionin dhe azilin./mxh
