Last Updated on 26/02/2026 by Kesjana
Rama: Halli më i madh është se nuk ka asnjë reflektim në horizontin e pushtetit gjyqësor. Këtë perceptim ma përforcon një fakt, këshillat e prokurorisë më ngjisin si pullë poste disa deklarata me thirrje bajate për aktorët politikë që mos I bëjnë presion drejtësisë.
Pavarësissht faktit që unë jam kryeministri I dalë nga një votë popullore me shumë të hatashme me 83 mandate dhe kjo parti nuk e ka një konkurent si faktori më mbështetës I drejtësisë, në thelb ngre probleme serioze me të cilat duhet të merren hartuesit e atyre deklaratave. Dhe para se të shkruajnë fjalën ‘presion’ për mbështetësin më të madh të tyre mirë është të kujtojnë ku ishin fshehur kur paraardhësi im e ngrinte puciste dhe lavire prokuroren e përgjithshme.
Mos harrojnë se tani, sot, në këtë kohë atij që s’u bë dot pasardhësi im, nuk ia artikulojnë dot një gjysmë llafi edhe pasi del dhe i lexon librin e shpisë mu te dera e SPAK. Ndaj ju sygjeroj të merren me mesazhin jo me mesazherin se paguhen sa frëngu pulën që të qeverisin sistemin e drejtësisë dhe jo të ankohen./kb
