Last Updated on 27/02/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se Shkodra po pajiset me sistemin inteligjent të zbulimit të zjarreve dhe monitorimit me dron.
Në postimin e tij, Rama shprehet se çdo ndryshim në pyetje, nga vatrat e zjarrit te dëmtimet nga sëmundjet, identifikohet në kohë reale përmes imazheve ajrore dhe të dhënave termike
“Shkodra po pajiset me sistemin inteligjent të zbulimit të zjarreve dhe monitorimit me dron. Tashmë çdo ndryshim në pyje, nga vatrat e zjarrit te dëmtimet nga sëmundjet, identifikohet në kohë reale përmes imazheve ajrore dhe të dhënave termike”, thuhet në postimin e Ramës. /mxh
