Last Updated on 05/03/2026 by Kesjana
Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, Real Madrid ka bërë një tjetër tentativë për të bindur trajnerin italian Massimiliano Allegri që të marrë drejtimin e skuadrës madrilene në të ardhmen.
Media italiane shkruan se kjo do të ishte oferta e tretë që klubi i drejtuar nga presidenti Florentino Pérez i bën Allegrit ndër vite, duke e konsideruar atë një nga kandidatët kryesorë për pankinën e “Los Blancos”.
Spekulimet për një ndryshim të mundshëm në stol vijnë në një moment kur e ardhmja e trajnerit aktual, Carlo Ancelotti, mbetet e pasigurt mes rezultateve të fundit dhe diskutimeve brenda klubit.
Në të kaluarën, Allegri ka drejtuar klube të mëdha si Juventus dhe AC Milan, duke fituar disa tituj në futbollin italian./kb
