Last Updated on 05/03/2026 by Anisa
Një situatë e pazakontë shënoi sot seancën parlamentare gjatë votimit për shkarkimin e ministres Elisa Spiropali. Mes kaosit në sallë, dy vota të papritura tërhoqën vëmendjen: Jozefina Topalli dhe Sali Berisha votuan kundër shkarkimit, duke shkaktuar komente.
Në një reagim, Topalli shpjegoi se gjithçka ka qenë një gabim teknik, jo një shprehje e vullnetit të saj politik.
“Në momentin e kaosit në Parlament, kur opozitës nuk po i jepej fjala, kam shtypur gabimisht dy butonat në sistem për të marrë fjalën. Kjo ka përkuar rastësisht me momentin e votimit për shkarkimin e një ministri. Bëhet fjalë për një lapsus teknik dhe jo për shprehje të vullnetit tim politik,” deklaroi ajo, duke qartësuar çdo keqkuptim.
Topalli shtoi gjithashtu se në atë moment zoti Berisha ishte në foltore dhe nuk kishte votuar, duke hequr çdo spekulim për ndikim të tij në këtë votë të çuditshme. “Sqaroj gjithashtu se në atë moment z. Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar,” tha ajo.
Ky reagim vjen në një moment kur diskutimet parlamentare shpesh shoqërohen me tensione dhe situata të paparashikueshme. Topalli thekson se vota e saj kundër shkarkimit të Spiropalit ishte një rastësi teknike, dhe jo një vendim politik i qëllimshëm./A.D
