Britania e Madhe ka vendosur të dërgojë një anije të dytë në Detin Mesdhe, si pjesë të zgjerimit të pranisë ushtarake si reagim ndaj tensioneve në Lindjen e Mesme dhe për të mbështetur operacionet e sigurisë në ujërat përreth.
Kjo lëvizje bëhet ndërkohë që vendet e tjera perëndimore, duke përfshirë Francën dhe Hollandën, po forcojnë gjithashtu praninë e tyre ushtarake në Mesdhe në përgjigje të krizës së sigurisë në rajon.
Anija e dytë britanike do të operojë në Detin Mesdhe, duke ndihmuar mbrojtjen detare dhe mbështetjen e aleatëve.
Kjo është pjesë e një pranie më të madhe ushtarake perëndimore për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme/kb
