Sipërmarrësja dhe influencuesja e njohur Kylie Jenner ka zbuluar se në të ardhmen dëshiron ta zgjerojë familjen e saj, duke pranuar se e sheh veten me më shumë fëmijë në vitet që vijnë.
Në një intervistë për revistën “Vanity Fair”, Jenner tregoi se para se të mbushë 30 vjeç dëshiron të fokusohet më shumë tek vetja, karriera dhe koha me dy fëmijët e saj.
“Gjatë fundit të të 20-ave dua të përqendrohem te vetja, biznesi im, puna dhe udhëtimet me fëmijët e mi. Dua ta shijoj këtë periudhë me ta”, u shpreh ajo. Megjithatë, sipas saj, pas kësaj faze do të dëshironte të kishte edhe fëmijë të tjerë.
Aktualisht, 28-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve: vajzës së saj Stormi Webster, 8 vjeç, dhe djalit Aire Webster, 4 vjeç.
Kylie Jenner u bë nënë për herë të parë në vitin 2018, kur solli në jetë Stormi-n nga lidhja me reperin Travis Scott. Katër vite më vonë, ata mirëpritën edhe djalin e tyre, Aire. Çifti u nda në fillim të vitit 2023.
Pas ndarjes, Jenner nisi një romancë me aktorin Timothée Chalamet. Në një intervistë për “Vogue” në nëntor të vitit 2025, aktori la të kuptohej se ideja për të pasur fëmijë në të ardhmen është diçka që ai e sheh si një mundësi reale në horizont./mxh
