Për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët me alternime vranësirash, të cilat herë pas here do të marrin zhvillim deri në mesatar, kryesisht pas orëve të mesditës në zonat malore.
Në relievet malore të jugut priten reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina do të arrijë deri në 14 m/s.
Deti paraqitet me valëzim të forcës 2-3 ballë në detet Adriatik dhe Jon./kb
