Last Updated on 26/03/2026 by EL
Që nga mbrëmja e kaluar, reshjet e dëborës kanë prekur veçanërisht zonën e Gorski Kotar dhe rajone në veri-perëndim të Kroacisë.
Për zonën rreth Gospiçit, autoritetet lëshuan paralajmërime për mundësinë që shtresa e borës të mbërrijë deri në 50 centrimetra.
Përreth kryeqytetit Zagreb sakaq, është aktivizuar paralajmërimi portokalli për erë të fortë nga veriu dhe veriu-lindja, me shpejtësi që në disa vende mund të arrijë deri në 90 km/orë.
Meteorologët parashikojnë se reshjet e shiut do të kalojnë gradualisht në borë në disa zona, duke krijuar shtresa 20 deri 40 centimetra në terrene malore, në varësi të lartësisë. Mediat në Prishtinë pohojnë sakaq se moti i keq, me shumë gjasë nuk do të kursejë as Kosovën.
Ekspertët flasin për afrimin e një fronti polar, që po sjell temperaturë të ulët në zemër të Europës edhe pas daljes nga stina e ftohtë, e përpos dëborës në disa pjesë të Ballkanit, ai duket se do të risjellë acarin edhe në Francë, veçanërisht në Lion./et
