Last Updated on 26/03/2026 by EL
Varshava është “pushtuar” nga ngjyrat kuqezi, teksa qindra tifozë shqiptarë kanë mbërritur në kryeqytetin polak për të mbështetur Kombëtaren në prag të ndeshjes.
Rrugët dhe sheshet kryesore janë mbushur me flamuj shqiptarë, këngë patriotike dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm, duke krijuar një atmosferë elektrizuese para sfidës.
Tifozët duken të vendosur për të qenë lojtari i 12-të në shkallët e stadiumit, ndërsa pritshmëritë për një rezultat pozitiv janë të larta.
Ndeshja pritet me interes të madh, ndërsa mbështetja e zjarrtë nga tribunat pritet t’i japë një shtysë të fortë Kombëtares shqiptare.
Pamjet nga gazetari Ervin Baku.
