Sidi Dunolli, embriologia e cila drejton laboratorin në Qendrën Koço Glozhieni, rrëfen në Health o’Clock në Euronews Albania mbi eksperiencën e saj si drejtuese e laboratorit për krijimin e bebeve me IVF.
Dunolli tregoi eksperiencën e saj mbi procesin e “krijimit të bebeve”.
“Unë kam 3 vite që punoj si embriologe nga momenti që kam filluar punën në qendër. Kam punuar më përpara si biologe në një klinikë private, por më pas ika në Spanjë ku bëra specializimin. Embriologjia është degë e specializuar e biologjisë. Çdo fëmijë ka një pjesë të shpirtit tim, unë e them këtë gjë. Në 5 ditët që i kemi në laborator, unë i shoh si fëmijët e mi. E them shpesh, se IVF nuk është e thjeshtë dhe teknike. Ka të bëjë edhe me procese të tjera. Kjo dashuri të bën të jesh e dhënë pas çdo detaji. Pra, ekziston një shprehje në embriologji që djalli fshihet në detaje. Ne qëndrojmë shumë kohë brenda laboratorit. Më ka ndodhur që kam fjetur në laborator. Pra ne bëjmë një kalibrim dhe të mbajmë shënimet tona dhe duhet të jesh shumë e saktë. Soreja është fëmija i parë i karrierës time dhe fëmija i parë që ka lindur në qendër. Të nisësh një laborator nga zero është një punë shumë e madhe. Ka ekzistuar dhe frika. Unë mbaj mend takimin me nënën e Sorejës, që pas një karvani shumë të gjatë, unë këtu do bëhem nënë. Më ka habitur besimi i saj, jam e bindur për këtë gjë. Edhe kjo ishte një përgjegjësi shumë e madhe sepse nuk do doja të zhgënjeja.” – tha Dunolli.
