Last Updated on 31/03/2026 by Monika
Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një tjetër humbje minimale 1-0, këtë herë në miqësoren e zhvilluar në Valencia kundër Ukrainës.
Pas eliminimit nga Polonia në play off, kuqezinjtë u shfaqën sërish në vështirësi, duke u dominuar përgjatë gjithë takimit nga kundërshtari.
Goli që vulosi fatin e sfidës u shënua sapo nisi pjesa e dytë, në minutën e 46-të, nga sulmuesi Hutsuliak. Ky i fundit përfitoi nga një krosim i saktë për të dërguar topin në rrjetë me një goditje me kokë.
Ukraina pati mundësi të shumta për të dyfishuar rezultatin, por u ndal nga ndërhyrjet e Thomas Strakoshës dhe shtylla pingule.
Shqipëria u kundërpërgjigj vetëm në një rast me Qazim Laçin, goditja e të cilit u devijua me vështirësi nga portieri ukrainas./mxh
