Last Updated on 08/04/2026 by Anisa
SPAK ka kërkuar ditën e djeshme kontrolle në burgun e Durrësit për aparate telefonikë. Kontrollet janë kryer edhe në qelitë e Ilir Beqaj, Erjon Veliaj dhe Aurel Zarkës.
Kërkesa e prokurorëve të posaçëm drejtuar policisë së burgjeve ndodhën pas përplasjeve në gjykimin administrativ ku kryebashkiaku i Tiranës hodhi akuza për mënyrën se si është emëruar në detyrë njëri nga prokurorët e çështjes.
Po ashtu është kërkuar edhe lista e takimeve të personave që takoi Veliaj.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, akuzon prokurorin Dado se e ka persekutuar politikisht, duke u ndihmuar dhe nga media dhe individë të caktuar.
Erion Veliaj u paraqit të premten e 3 Prillit në seancën përgatitore të zhvilluar në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku në cilësinë e paditësit ai kërkon shpalljen absolutisht të pavlefshëm të dekretit të presidentit të Republikës për emërimin e prokurorit të çështjes së tij, Ols Dado.
Veliaj pretendoi se ishte i vetmi njeri në Republikën e Shqipërisë që ishte denoncuar nga një njeri që nuk ekziston dhe se gjithçka sipas tij, duket si një kurth.
