Shtëpia e Bardhë ka kundërshtuar raportimet mbi përmbajtjen e planit të armëpushimit që po qarkullon në mediat ndërkombëtare.
Disa media kanë raportuar se propozimi iranian me 10 pika, i publikuar nga mediat shtetërore të Iranit, ndryshon nga ajo që në të vërtetë u është dorëzuar zyrtarëve amerikanë.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e konfirmoi këtë, duke theksuar se “dokumenti që po raportohet nga mediat nuk është korniza e punës”.
“Nuk do të negociojmë publikisht, në respekt të procesit,” shtoi ai.
Një pyetje e dytë drejtuar Shtëpisë së Bardhë, nëse Libani përfshihet në marrëveshje, mbeti pa përgjigje shkruan BBC.
Plani me 10 pika sipas mediave iraniane:
Irani pretendon se SHBA ka pranuar planin me 10 pika si bazë për negociata. Kushtet kryesore përfshijnë:
2-Kontrollin iranian mbi Ngushticën e Hormuzit
3-Njohjen e programit të pasurimit të uraniumit
4-Heqjen e të gjitha sanksioneve primare
5- Heqjen e të gjitha sanksioneve sekondare
6-Shfuqizimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
7- Ndërprerja e të gjitha vendimeve të Bordit
8-Pagesën e kompensimeve ndaj Iranit
9-Tërheqjen e forcave amerikane nga rajoni
10-Ndërprerjen e luftimeve në të gjitha frontet, përfshirë Libanin/mxh
