Last Updated on 09/04/2026 by Anisa
Sot në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt seanca e radhës, ku opozita dhe mazhoranca u përplasën rreth aktet për miratimin e ligjeve që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se opozita nuk ka marrë listën e draftligjeve që duhen miratuar në kuadër të procesit të integrimit. Ai theksoi:
“Në çdo seancë ju po shkelni rregulloren. Disa herë në konferencën e kryetarëve grupi i PD ka kërkuar të na vërë në dispozicion listën e draftligjeve që duhen miratuar në kuadër të procesit të integrimit. Kanë kaluar 6 muaj dhe ju nuk denjoni të informoni opozitën.”
Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, iu përgjigj Bardhit duke thënë se të gjithë deputetët janë të informuar dhe nuk ka asnjë listë të fshehur:
“Keni rënë dakord që mocioni do të mbahet në fillim të sesionit të dytë dhe do të bashkohet me progresraportin. Ju lutem përdorni fjalorin e duhur, unë nuk po ju ofendoj. Unë po them të vërtetën time. Sa i përket listës së projektligjeve, përsëri mu drejtuat personalisht, në zyrën e Kuvendit nuk fshihet asnjë listë. Nuk besoj se ekziston ndonjë deputet që nuk ka qenë i informuar për projektligj.”
Nga ana e tij, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, bëri të ditur se opozita nuk ka dhënë mbështetje për asnjë nga ligjet që lidhen me integrimin në BE:
“Sot, ju dashnorët më të rinj të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, do t’ju jap një fakt që është më domethënës, jo për ju, as për ne, se ne e dimë. E kemi filluar këtë legjislaturë në fund të shtatorit dhe që prej asaj dite, ja ku e kemi listën e plotë të ligjeve të përafrimit të legjislacionit për përmbushjen e kritereve para kushteve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE: 23 ligje. Në asnjërin prej tyre nuk gjendet një votë pro e PD. Ju këtu vini e na thoni: ‘Po ju, pse s’na votoni ligjet tona?’. Këtu nuk janë ligjet tona, por ligjet e Shqipërisë për procesin e anëtarësimit.”
Pjesë nga diskutimet në sallë:
Tauant Balla:
Sot, ju dashnorët më të rinj të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, do t’ju jap një fakt që është më domethënës, jo për ju, as për ne, se ne e dimë. E kemi filluar këtë legjislaturë në fund të shtatorit dhe që prej asaj dite, ja ku e kemi listën e plotë të ligjeve të përafrimit të legjislacionit për përmbushjen e kritereve para kushteve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE: 23 ligje. Në asnjërin prej tyre nuk gjendet një votë pro e PD. Ju këtu vini e na thoni: ‘Po ju, pse s’na votoni ligjet tona?’. Këtu nuk janë ligjet tona, por ligjet e Shqipërisë për procesin e anëtarësimit
Gazment Bardhi:
Në çdo seancë ju po shkelni rregulloren. Disa herë në konferencën e kryetarëve grupi i PD ka kërkuar të na vërë në dispozicion listën e draftligjeve që duhen miratuar në kuadër të procesit të integrimit. Kanë kaluar 6 muaj dhe ju nuk denjoni të informoni opozitën.
Niko Peleshi:
Keni rënë dakord që mocioni do të mbahet në fillim të sesionit të dytë dhe do të bashkohet me progresraportin. Ju lutem përdorni fjalorin e duhur, unë nuk po ju ofendoj. Unë po them të vërtetën time. Sa i përket listës së projektligjeve, përsëri mu drejtuat personalisht, në zyrën e Kuvendit nuk fshihet asnjë listë. Nuk besoj se ekziston ndonjë deputet që nuk ka qenë i informuar për projektligj.
