Evi Kokalari ka reaguar me tone të forta ndaj Ervin Salianji, duke e akuzuar për mungesë integriteti dhe ambicie të pastër për pushtet.
Sipas saj, mënyra si Salianji sulmon Sali Berisha sot është e njëjtë me periudhën kur ishte në krah të Lulzim Basha gjatë “Foltoreve”.
Reagimi i plotë:
Mënyra se si Babalja sulmon Berishën është njësoj siç e sulmonte gjatë foltoreve kur ishte me Lul Bashën. Atëherë mbronin partinë nga Berisha. Dhe sot Babalja do partinë, por për vete, pa Lulin.
Babalja shiti Berishën në 2021, shiti Lul Bashën në 2023 dhe e shiti sërish Berishën në 2026.
Pra, shiti Berishën dy herë dhe Bashën një herë. Dhe ky budalla deluzionar thjesht do partinë dhe pushtetin, asgjë më shumë.
Babalja qartazi s’ka asnjë lidhje me PD-në apo rithemelimin, sepse rithemelimi duhej të ndërtonte themelet e reja të PD-së me njerëz me integritet. Babalja s’ka as integritet e as dinjitet.
Mos bini në grackën e Babalës, një individ që duhet të hetohet për daljet nga burgu dhe operacionet që bëri. Nëse nuk shihni ku është problemi me hyrjet dhe daljet si pas qejfit në burg – ku injorohet ligji – atëherë ju jeni po aq problem sa Babalja.
Dhe jo, ky nuk ishte aspak burg politik. Babalja nuk është subjekt politik, por një qenie e rëndomtë. Nuk mjaftojnë flokët e mbjellur për të të trazuar stomakun, por edhe intelekti i tij tejet i ulët, ku nuk artikulon dot asnjë temë përtej kufijve të Shqipërisë.
Të vetmet “debate” nga ky shpifës janë sulmet ose ndaj Bashës ose ndaj Berishës. Asgjë tjetër!