Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi, po përjeton një moment të vështirë familjar pas ndarjes nga jeta të gjyshes së saj.
Lajmin e trishtë ajo e ka ndarë me ndjekësit përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar edhe një foto të përqafuar me të ndjerën. Krahas saj, artistja ka shkruar fjalë të ndjera, duke e kujtuar gjyshen si një grua të fortë, me shpirt të madh dhe besim të palëkundur.

Aida ka sjellë në vëmendje edhe kujtimet e fëmijërisë, duke theksuar se dashuria, buzëqeshja dhe përkujdesja e gjyshes do të mbeten gjithmonë pjesë e saj.
Aida Doçi humb gjyshen, mesazh prekës në rrjete sociale
Në fund të mesazhit, ajo ka shprehur lutjen që e ndjera të prehet në paqe dhe të gjejë mëshirën e Zotit, duke shtuar se ajo e meriton më shumë se kushdo tjetër këtë qetësi të përjetshme./mxh
