Last Updated on 26/04/2026 by EL
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj sulmit me armë të raportuar në Washington DC, ku objektiv ishte presidenti amerikan Donald Trump.
Lideri demokrat thekson se një person i armatosur ka depërtuar gjatë një aktiviteti në hotelin Hilton dhe ka hapur zjarr, por është neutralizuar menjëherë nga Shërbimi Sekret.
Në reagimin e tij, Berisha e cilëson ngjarjen si një “akt horror” dhe një tentativë për të ndryshuar historinë përmes dhunës. Ai gjithashtu vlerëson ndërhyrjen e shpejtë dhe profesionale të shërbimeve sekrete amerikane.
“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt kriminal që synonte një masakër,” shprehet Berisha në deklaratën e tij./ET
