Last Updated on 30/04/2026 by EL
Në një mbledhje të jashtëzakonshme, Këshilli Bashkiak i Fierit ka zgjedhur kryetarin e ri. Me 41 këshilltarë në sallë, grupi socialist i kërkoi Antoneta Cunaj të jepte dorëheqjen.
Cunaj pranoi kërkesën e socialistëve teksa paraqiti dorëheqjen e parevokueshme. Gjatë fjalës së saj në mbledhje, ajo ka vlerësuar punën tre vjeçare të këshillit nën drejtimin e saj duke theksuar se të gjitha vendimet e marra nën drejtimin e saj janë miratuar nga Prefekti i Qarkut.
Ndërsa më tej ka shtuar se asnjë prej këtyre vendimmarrjeve nuk është kthyer për ndonjë parregullsi apo të jetë hapur ndonjë konflikt gjyqësor.
Pas dorëheqjes së Cunaj, mësohet se me propozimin e PS-së, grupi socialist votoi Melsi Bogdani si kryetar në Këshilli bashkiak të Fierit. Bogdani arriti të merrte shumicën e kartonëve, teksa kishte vetëm një votë kundër.
Më pas, ai ka vlerësuar punën e ish kryetares Çunaj ka pohuar se këshilli do të kalojë në një tjetër nivel nën drejtimin e tij./et
