Last Updated on 06/05/2026 by EL
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Bashkinë Krujë, organizuan një aktivitet kulturor-edukativ në nder të figurës që formësoi identitetin tonë kombëtar.
“Kemi ardhur për të prezantuar koleksione që mburret dhe krenohet Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, librat që flasin për jetën e heroit tonë kombëtar prej viteve 1500. T’i tregojmë të rinjve dhe vizitorëve të këtij muzeu se ky hero nuk na përket ne por njihet ndërkombëtarisht”, tha Majlinda Toçi, drejtoresha e bibliotekës kombëtare.
Ndërkohë Medi Hafizi drejtor i Muzeut Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, tha se ky muze është më i vizituari në të gjithë vendin. Ai theksoi gjithashtu se ky muze është edhe më i dashuri për të gjithë popullin.
“Është muzeu më vizituar në të gjithë vendin dhe padyshim muzeu më i dashur për të gjithë shqiptarët. Figura e Skënderbeut është nga më të rëndësishmet në historinë botërore të shekullit XV dhe i dyti person në botë që janë shkruar më shumë vepra”, tha Medi Hafizi drejtor i Muzeut Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu./ET
