Last Updated on 07/05/2026 by Kesjana
Deputeti demokrat Saimir Korreshi tha sot se situata në Pediatrinë e Lushnjës është alarmante.
Në fjalën e tij gjatë seancës plenare, Korreshi tha se godina është e “pushtuar” nga minjtë, që po rrezikojnë shëndetin e fëmijëve që trajtohen në atë repart.
Korreshi bëri thirrje që ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, të paraqitet në Kuvend për interpelancë dhe të mos bëjë mungesa, pasi bëhet fjalë për fëmijët e qytetit të Lushnjës.
“Kisha një pyetje zoti Kryetar. Atë ministren e Shëndetësisë a jua kanë zënë sytë? Se doja t’i tregoja pak pamjet e Pediatrisë në Lushnjë që po na hajnë minjtë. Po lozin minjtë te Pediatria e Lushnjës! Prandaj duam interpelancën dhe nuk është ajo godina që gjoja do rregullohet. Urdhëro miu këtu si hedh valle. Kështu që shoqja minsitre, të lejë buzëkuqet por të përgjigjet për kalamajtë. Ose sillini një foto që të çmallemi me të”,-tha Korreshi./kb
