Njerëzit emocionalisht të sigurt kanë një marrëdhënie të shëndetshme me emocionet e tyre.
Ata nuk i shmangin dhe nuk i injorojnë ndjenjat vetëm sepse janë të pakëndshme. Po ashtu, nuk përpiqen t’i “rregullojnë” apo t’i zhdukin me çdo kusht, pavarësisht sa të vështira mund të jenë.
Si rezultat, ata zakonisht kanë një jetë emocionale më të qetë dhe më të ekuilibruar. Nuk reagojnë në mënyrë të tepruar ndaj stresit apo sfidave dhe nuk i marrin gjërat tepër personale. Ata nuk ngecin në cikle ankthi dhe shqetësimi, as nuk lejojnë që humori i keq apo emocionet e vështira të pengojnë atë që ka më shumë rëndësi për ta, vlerat dhe mirëqenien e tyre.
Si e arrijnë këtë?
Nëse doni më shumë qetësi mendore, hiqni dorë nga
Siguria emocionale ndikohet nga shumë faktorë, si gjenetika, historia familjare, dieta apo aktiviteti fizik. Megjithatë, një rol vendimtar luajnë sjelljet dhe zakonet që krijojmë në përditshmëri, si dhe mënyra se si reagojmë ndaj situatave të ndryshme.
Njerëzit emocionalisht të sigurt nuk i shohin emocionet e vështira si armiq. Përkundrazi, ata krijojnë rutina dhe sjellje të shëndetshme përballë çdo ndjenje.
Por, mbi të gjitha, ata dinë të shmangin disa zakone që ushqejnë pasigurinë emocionale.
Ata shmangin kritikimin e të tjerëve
Nëse doni më shumë qetësi mendore, hiqni dorë nga
Kritikimi i të tjerëve mund të na japë një ndjesi të përkohshme superioriteti, por në afatgjatë dëmton vetëvlerësimin tonë.
Sigurisht, kritika ndonjëherë mund të jetë e dobishme dhe konstruktive, por jo gjithmonë. Në shumë raste, ajo bëhet lënduese ose shkatërruese. Shpesh, kur kritikojmë dikë, qëllimi nuk është realisht ta ndihmojmë.
Në të vërtetë, kritika përdoret si një mënyrë për t’u ndier më mirë me veten. Kritika konstruktive synon të përmirësojë situatat ose marrëdhëniet, jo të ushqejë egon tonë.
Shpesh, kritikimi i të tjerëve është një formë shpërqendrimi që na lejon të fokusohemi tek problemet e tyre në vend që të përballemi me tonat. Nëse dëshironi të bëheni më të sigurt emocionalisht, është e rëndësishme të kuptoni rolin që luan kritika në jetën tuaj dhe të hiqni dorë nga ajo që nuk ju sjell asnjë dobi.
Ata i japin rëndësi asaj që ndiejnë
Nëse doni më shumë qetësi mendore, hiqni dorë nga
Injorimi i emocioneve mund të sjellë një lehtësim të përkohshëm, por në planin afatgjatë krijon pasiguri emocionale dhe një marrëdhënie jo të shëndetshme me veten.
Është normale të duam të shmangim atë që na dhemb. Ndonjëherë kjo është edhe e nevojshme. Por kur shmangia bëhet zakon, ajo fillon të ndikojë negativisht në gjendjen tonë psikologjike.
Kur i shtypim vazhdimisht ndjenjat tona, me kalimin e kohës bëhemi më të ndjeshëm dhe më të brishtë emocionalisht. Çdo aspekt i jetës kërkon tolerancë ndaj shqetësimit dhe e njëjta gjë vlen edhe për emocionet.
Ata reduktojnë mendimet negative dhe të menduarit e tepërt
Nëse doni më shumë qetësi mendore, hiqni dorë nga
Kur lejoni që mendimet të dominojnë çdo aspekt të jetës suaj, bëheni më të prekshëm ndaj pasigurisë emocionale.
Çdo ditë mendja jonë prodhon mijëra mendime. Shpesh kalojmë nga një mendim tek tjetri pa e kuptuar. E njëjta gjë ndodh me mendimet si: “Çfarë do të kishte ndodhur sikur të veproja ndryshe?” apo “Duhej ta kisha bërë ndryshe”.
Kur i lejojmë këto mendime të na pushtojnë, humbasim qetësinë dhe fokusin në jetën reale.
Është e rëndësishme të mos besoni automatikisht se çdo mendim është i vërtetë, i dobishëm apo domethënës. Mendja njerëzore prodhon po aq lehtë mendime irracionale dhe të padobishme, sa prodhon edhe mendime të arsyeshme.
Nëse doni të merrni kontrollin e jetës suaj emocionale, duhet të mësoni të kontrolloni mendimet tuaja, dhe jo të lejoni që ato t’ju kontrollojnë ju./mxh
