Në shtëpinë e “Ferma VIP”, hyrja e Inida Gjatës, e njohur nga publiku si Zhaku, ka sjellë menjëherë një valë energjie dhe situatash të nxehta, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes që në ditët e para të qëndrimit.
E njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, ajo është përfshirë shpejt në diskutime dhe ndërveprime me banorët e tjerë, duke mos qëndruar aspak në hije. Një nga momentet më të fundit që ka bërë bujë ka ndodhur me shkrimtaren Mimoza Ahmeti, gjatë një situate të zakonshme brenda shtëpisë.
Teksa Mimoza ndodhej duke ngrënë në qetësi, Zhaku i është afruar dhe ka hedhur një koment thumbues, duke rikthyer në bisedë një shprehje të përfolur më herët në shtëpi dhe që kishte krijuar debat të fortë mes banorëve.
”Ç’je bërë një ku*kë ti moj…”, dëgjohet të thotë Zhaku, një frazë që mori përmasa të mëdha pak ditë më parë dhe çoi në eliminimin e dy fermerëve.
Reagimi i Mimozës ka qenë i papritur për atmosferën e momentit. Në vend që të përfshihej në një përplasje, ajo ka zgjedhur ta trajtojë me qetësi dhe një dozë ironie, duke iu përgjigjur shkurt: “Jam.”
Ky moment i shkurtër, por i ngarkuar me nëntekst, është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale, ku po komentohet gjerësisht nga ndjekësit e formatit./mxh
