Last Updated on 13/05/2026 by EL
Në Komisionin e Reformës Territoriale, gjatë një seance dëgjimore me kryetarët e bashkive të qarkut Elbasan, bashkëkryetarët Arbjan Mazniku nga mazhoranca dhe Luçiano Boçi nga opozita, shpalosën qëndrime të kundërta për sa duhet të jetë numri bashkive me këtë reformë të re.
Luçiano Boçi: Kërkesa jonë nuk është kërkesë që kërkon të godasë konsolidimin, sepse ne po themi të shtojmë në mënyrë optimale numrin e bashkive. Nuk ka një kërkesë të kthimit te 373, po 373 janë shumë, por 61 janë shumë pak.
Arbjan Mazniku: Opozita e ka shprehur mendimin e vetë që thotë ne duam më shumë bashki. Maxhoranca ka thënë që ne mendojmë që konsolidimi ka funksionuar dhe do funksionojë. Le të bëjmë hapat e procesit dhe të mbledhim produktin e procesit.
Është krejt normale që mazhoranca ka një pozicion konsolidimi, ndërsa opozita zgjerimi.
Me gjithë ngulmimin e anëtarit demokrat në këtë komision Bledion Nallbati kryebashkiakët e qarkut Elbasan nuk dhanë komente nëse me këtë reformë duhet të kemi një numër më të madh njësish vendore. Por kryetarët socialistë të këtyre bashkive kërkuan të qëndrojë i njëjti numër dhe të kenë më shumë kompteneca dhe autonomi financiare.
Arif Tafani: Në lidhje me decentralizimin po ka shumë gjëra që duhen përmirësuar. Njëra është autonomia financiare dhe i funksioneve të deleguara.
Nuri Belba: A duhet për shembull që po te ligji të përmirësohet edhe pjesa e HEC-eve që kemi në territorin tonë.
Bukurosh Maci: Patjetër që Bashkia Peqin ka shumë arsye që duhet të qëndroj bashki.
Florenc Doka: Kemi nevojë për fuqizim financiar e mundësi pagese për punonjësit e rritur cilësinë e atyre punëve që duam të bëjmë.
Në këtë komision dëgjesat vijuan me kryebashkiakët e qarqeve Durrës dhe Kukës./et
