Last Updated on 14/05/2026 by Kesjana
Deputeti i PD-së Tomor Alizoti ka kritikuar mungesën e kryeministrit Edi Rama dhe kryenegociatores Majlinda Dhuka në seancën e sotme parlamentare ku do të prezantohet Projektrezoluta “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.
Sipas Alizotit në Europë nuk shkohet me servila dhe propagandë.
“Duhet të ishte kryeministri i Shqipërisë, kryenegociatorja duhet të lexohet raporti sepse të jesh pjesë e një unioni sot është mirë të diskutojmë ata që e themeluan këtë union besuan se kombet tona do jenë të sigurta nëse ka demokraci.
Nuk shkohet në Europë me citime lavdërime, por me kritikë. Duhet të lexohet raporti. Nëse i kthehemi lavdërimeve, propagandës nuk bëjmë asgjë tejtër vetëm të kthehemi pas.
Ka lënë katër minuta për të folur për integrimin e Shqipërisë. Koha e caktuar është minimaliste, nuk hyjmë në Europë me servila. Nuk hyjmë dot me krimin e organizuar, hyjmë vetëm me vlera”, tha Alizoti./ kb
