Aktori i njohur shqiptar Agron Llakaj ka emocionuar ndjekësit me një dedikim prekës për bashkëshorten e tij të ndjerë, Kostandinën, në përvjetorin e dytë të ndarjes së saj nga jeta.
Përmes një letre të gjatë dhe plot ndjenjë, Agron Llakaj rrëfen mallin, dhimbjen dhe boshllëkun që ka lënë humbja e saj, ndërsa kujton momentet e jetës së tyre së bashku dhe dashurinë që vazhdon të jetojë mes familjes.
Në postimin emocional, aktori kujton kohën kur ishte ushtar dhe letrat që merrte nga bashkëshortja, duke e krahasuar historinë e tyre me novelën “6 letra të pa dërguara” të autorit turk Sabahattin Ali.
Mes rreshtash, ai flet edhe për fëmijët dhe nipërit, duke treguar se si vazhdojnë ta kujtojnë Kostandinën çdo ditë. Veçanërisht prekëse ishte pjesa ku rrëfen momentin me nipin e tij, i cili i kërkoi dy dhurata për Krishtlindje: Një nga gjyshi dhe një “nga nëna Kostandina”./kb
