Kosova u mposht me rezultatin 2-1 nga Çekia në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Pragë.
“Dardanët” e nisën mirë takimin dhe krijuan një rast të pastër me Albion Rrahmanin, por pa arritur të shënonin.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 12-të, kur Tomas Ladra realizoi pas një krosimi të David Doudera. Çekia dyfishoi shifrat në minutën e 32-të me Adam Hlozek, i cili përfitoi nga asistimi i Mojmir Chytil. Në pjesën e dytë, Franco Foda kreu disa zëvendësime për të ndryshuar ritmin e lojës.
Kosova arriti të ngushtojë diferencën në minutën e 80-të me Lindon Emërllahun, i cili shënoi pas një topi të mbetur në zonë.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe sfida u mbyll me fitoren 2-1 të çekëve. Ndeshja e radhës për Kosovën do të jetë më 7 qershor ndaj Andorrës në Prishtinë./mxh
