Një zjarr i rëndë që shpërtheu në një qendër kujdesi për të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara intelektuale në Sri Lanka ka shkaktuar vdekjen e 12 personave, ndërsa të paktën dy të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
Ngjarja ndodhi në Batagoda, rreth 53 kilometra në jug të kryeqytetit, Colombo. Sipas policisë, 51 banorë të qendrës u evakuuan dhe u strehuan përkohësisht në një shkollë shtetërore pranë vendit të ngjarjes.
Banorët e zonës dhe ekipet e zjarrfikësve ndërhynë menjëherë për të vënë nën kontroll flakët dhe për t’u ardhur në ndihmë njerëzve./mxh
