Në ceremoninë e homazheve për efektivin e vrarë në Maliq, Enea Mekolli, familjarët kanë pritur sot përfaqësues të lartë të shtetit që morën pjesë në nderimin e tij.
Gjatë homazheve, xhaxhai i viktimës i është drejtuar me tone të forta dhe emocionale Presidentit Bajram Begaj, duke kërkuar ndërhyrje urgjente të shtetit për sigurinë dhe luftën ndaj krimit.
“E latë këtë vend në dorë të kriminelëve… Na fundosët. Po na vrasin djemtë,” është shprehur ai me lot në sy, duke theksuar se sipas tij mungojnë masat mbrojtëse dhe kontrolli ndaj kriminalitetit.
Ai ka kërkuar që institucionet të reagojnë më fort, duke deklaruar se “krimi po dominon në çdo cep të Shqipërisë” dhe se situata nuk mund të vazhdojë kështu.
Ceremonia e homazheve u zhvillua në prani të familjarëve, qytetarëve dhe zyrtarëve shtetërorë./a.d
