Last Updated on 08/06/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama ndodhet pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës. Atje po mbahet eventi për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në këtë qark.
Ajo çka ra në sy teksa Rama po ecte në Kalanë e Shkodrës, ku po mabhet ceremonia, ishte pikërisht veshja e tij.
Rama kishte zgjedhur të vishej me të zeza, por me një bluzë aspak të “thjeshtë”. Kjo, pasi në bluzën e Ramës ishte stampuar një flamingo.
Duket se një veshje e tillë është zgjedhur jo rastësisht nga kreu i qeverisë, pasi edhe sot po vijon protesta e qytetarëve në Tiranë për çështjen e Zvërnecit./Mxh
