Po vijon edhe këtë të diel në Tiranë protesta qytetare kundër qeverisë.
Kjo protestë, që shënon të 15-ën radhazi, ka nisur me grumbullimin e pjesëmarrësve në sheshin qendror të kryeqytetit, për të vijuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe godinës së Kryeministrisë.
Edhe sot, mijëra qytetarë po i bashkohen thirrjeve drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe politikës shqiptare.
Prej 15 ditësh të njëpasnjëshme, qytetarët po ndajnë një sërë mesazhesh politike nëpërmjet marshimit të tyre nëpër kryeqytet, teksa mbajnë në duar pankarta të shumëllojshme me nota humori dhe ironie./mxh
