Kombëtarja e Gjermanisë do të zbresë sot në fushë për të nisur rrugëtimin e saj në Kupën e Botës 2026, në një edicion historik që luhet për herë të parë me 48 skuadra.
Skuadra e udhëhequr nga Julian Nagelsmann vjen në këtë turne në një formë të shkëlqyer, e favorizuar nga një seri prej 9 fitoresh radhazi.
Sfida e parë e “Panzerave” do të luhet në orën 19:00 në Hjuston të Teksasit, përballë Kurasaos, një prej kombëtareve debutuese të këtij aktiviteti.
Pak minuta përpara vërshëllimës fillestare, dy teknikët kanë zbuluar edhe 11-shet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
Gjermania nis Botërorin, publikohen formacionet zyrtare
Gjermania: Neuer, Kimmich, Tah, Schloterbeck, Brown, Nmecha, Pavlovic, Wirtz, Musiala, Sane, Havertz.
Kurasao: Room, Fonville, Obispo, Bazoer, Floranus, Bacuna, Comenencia, Hansen, Ching, Bacuna, Locadia./mxh
