Last Updated on 26/06/2026 by EL
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur me situatën në Banjat termale të Bënjës.
Nëpoërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se gjithë gjendja e përfolur prej 24 orësh nuk ështëgjë tjetër veçse një tjetër “raketë” digjitale, e kthyer në lajke dhe mallkime ndaj qeverisë.
“Prej 24 orësh është lëshuar një tjetër “raketë” digjitale, që algoritmi e ka shpërthyer në qindra mijëra lajke e mallkime, për shkatërrimin, betonizimin dhe tharjen e Banjove Termale të Bënjës.
Me të njëjtën metodë dhe me “ndihmën” e të njëjtave duar të huaja, që i dhanë algoritmit “dopingun” për një turravrap të paparë në përhapjen e alarmit për flamingot, organizatorët e kësaj trazire që synon të rrëzojë qeverinë e të kthejë mbrapa Shqipërinë, duke manipuluar njerëzit që kanë shqetësime të sinqerta, kërkojnë ta kthejnë Bënjën në një casus belli të ri.
Kush do të vërtetën e ka në këtë video, SOT, nga Banjot e Bënjës, ku s’ka flamingo, s’ka shitblerje, s’ka pronarë e as konflikte pronësie, po ka thjesht një projekt publik rigjenerimi e Rilindjeje Urbane, në funksion të mijëra e mijëra vizitorëve e turistëve që shkojnë aty çdo vit”,-shkruan Rama./mxh
