Last Updated on 02/07/2026 by Kesjana
Partia Demokratike ka njoftuar vetëm pak minuta para nisjes së seancës plenare, se nuk do të jetë pjesë e punimeve të Kuvendit sot.
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat bëhet me dije se PD nuk merr pjesë në seancë për sa kohë nuk diskutohen kërkesat e protestuesve.
Nuk dihet pse PD vendosi ta japë këtë njoftim veç pak çaste para nisjes së seancës dhe ndërkohë që protestuesit vijojnë të qëllojnë me vezë deputetët dhe të përplasen me policinë, dhe jo më herët./kb
