Last Updated on 06/07/2026 by Anisa
Fermerët e qumështit në Kosovë janë duke zhvilluar protestë para Ministrisë së Bujqësisë.
Në shenjë protestë ndaj pakënaqësive të tyre fermerët zbrazin qumështin nga cisternat.
Ata gjithashtu kanë tentuar të fusin qumësht edhe brenda ndërtesës së Ministrisë, por janë penguar.
Gjatë protestës, fermerët kanë mbajtur pankarta me mesazhe si “Mos e dobësoni industrinë vendore!”, duke kërkuar nga institucionet mbështetje më të madhe për prodhuesit vendorë dhe masa konkrete për mbrojtjen e sektorit të qumështit./ad
