Arben Malaj ka shpallur zyrtarisht synimin për të kandiduar si i pavarur për drejtimin e Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes një reagimi publik, ish-ministri i Financave deklaron se vendimi vjen si përgjigje ndaj kërkesave të shumta të mbështetësve dhe qytetarëve, ndërsa e paraqet kandidimin si një alternativë të lirë nga ndikimet partiake dhe interesat politike. Malaj rendit një sërë arsyesh që, sipas tij, e bëjnë kandidaturën e pavarur një mundësi për të sjellë më shumë transparencë, meritokraci dhe barazi në administrimin e qytetit bregdetar.
Reagimi i plotë:
Mirëdita- Po! Unë do të kandidoj në 2027 si i pavarur për kryetar i Bashkisë Vlorë.
Kjo është përgjigjja për çdo mbështetës dhe dashmirës, por edhe për çdo qytetar që më pyesin gjithnjë e më shumë.
I falënderoj të gjithë,
edhe ata që hezitojnë
apo janë të vendosur të votojnë edhe kundër.
Kjo do të jetë demokracia vlonjate.
Ja disa nga avantazhet e kandidimit si i pavarur për Bashkinë e Vlorës:
1. Liria e Plotë dhe Paanësia
Mungesë Raportimi te “Padronët”:
Nuk kam detyrim t’u shërbej interesave të klaneve politike në Tiranë apo të bëj kompromise me emra të korruptuar brenda listave partiake.
Vendimet do të marrin parasysh vetëm interesin e banorëve të Vlorës.
Vendimmarrje e Pavarur: Nuk jam i detyruar të zbatoj urdhrave jo ligjorë nga kryeministrat dhe oligarket, që dëmtojnë komunitetin lokal për llogari të pushtetit të KM.
2. Moraliteti dhe Besueshmëria e Paprekur
Alternativë e Pastër:
Përballë një sistemi të kalbur nga korrupsioni, statusi i të pavarurit më pozicionon si një kandidat të paprekur nga mëkatet e pushtetit apo dështimet e opozitës zyrtare.
Atraksion për Votuesin e Zhgënjyer: Kapitalizoni mbi abstenimin e madh elektorat — qytetarët që nuk duan më të votojnë “të keqen më të vogël” partiake mund te përzgjedhin një opsion dinjitoz.
3. Fleksibilitet dhe Agjilitet në Fushatë.Mesazh Direkt dhe i Sinqertë:
Fushata ime nuk ka nevojë për fjalor agresive dhe banal ; do të respektoj sinqerisht dhe plotësisht cdo kandidat potencial, dotë flas hapur, me emra konkretë, për problemet reale të qytetit (prona, turizmi, infrastruktura, shërbimet).
Bashkim i Komunitetit: Mund të krijojë një koalicion të gjerë qytetar me intelektualë, aktivistë, biznese të vogla dhe shoqërinë civile, pa barrierat e simboleve partiake.
4. Efekti i Sfiduesit të Drejtpërdrejtë
Thyerje e Monopolit:
Si kandidat i pavarur do të shpërbëj ligjërisht patronazhistët abuzues.
Do të ul agresivitetin e qeveritarëve që e kanë më të lehtë të sulmojë një parti kundërshtare tradicionale sesa një figurë lokale me mbështetje organike qytetare.
Zëri i Protestës Qytetare:
Do të kthehem në simbolin e revoltës paqësore ndaj autokracisë dhe “kapjes së shtetit”.
5. Çlirimi i Administratës dhe Barazia e Mundësive
Meritokraci në Administratë:
Punonjësit e aftë të bashkisë do te çlirohen nga presionet politike dhe kërcënimet me vendin e punës për llogari të patronazhistëve.
Asnje kryetar partia apo kryeministër nuk do të urdhëroj shkarkime dhe doreheqje inatçore të drejtuesve dhe punonjësve të bashkisë Vlorë.
Barazi në Shërbime dhe Biznes:
Fund favorizimeve selektive, tenderave të paracaktuar dhe bllokimeve burokratike për qytetarët e thjeshtë dhe sipërmarrësit e ndershëm.
Llogaridhënie Direkte: Transparencë e plotë ku çdo vendim merret në sy të publikut dhe jo në zyrat e mbyllura të partive apo oligarkëve.
Aseti ynë më i madh është “kapitali moral dhe liria”.
Nëse arrijmë ta kthejmë këtë liri në një lëvizje bashkuese qytetare për Vlorën, mund të thyejmë apatinë/abstenimin elektorat dhe ta bëjmë Vlorën qytetin e barazisë së mundësive për çdo banor të saj./ad