Mbrojtësi spanjoll Marc Cucurella ka treguar se është një njeri që e mban fjalën e dhënë.
Futbollisti i njohur kishte bërë një premtim të veçantë përpara nisjes së Kupës së Botës.
Mbrojtësi deklaroi se në rast se Spanja fitonte trofeun, do të bënte tatuazh në trup fytyrën e trajnerit Luis De La Fuente.
Pas këtij kompeticioni, ai ka realizuar një tatuazh me fytyrën e trajnerit të tij.
Ky veprim i pazakontë tregon qartë marrëdhënien e shkëlqyer dhe besimin e madh që ekziston mes lojtarit dhe teknikut spanjoll./mxh
