Last Updated on 02/08/2026 by EL
Një alarm u dha në Shërbimin e Zjarrfikësve të Greqisë, pasi u bë e ditur se dy helikopterë zjarrfikës që vepronin në zjarrin e Psathas në Atikën Perëndimore u përplasën me njëri-tjetrin këtë të dielë.
Mediat greke bëjnë me dije se ekuipazhi i dy helikopterëve janë në gjendje të mirë shëndetësore Ekipet e EKAB po nxitojnë në vendngjarje, ndërsa një operacion kërkim – shpëtimi është nisur menjëherë për të dy ekipet.
Dy helikopterët zjarrfikës kishin operuar në frontin e zjarrit që nga mëngjesi, ndërsa përplasja mes tyre krijoi panik.
“Gjatë një operacioni për shuarjen e zjarreve në pyll në zonën e Psathas, dy helikopterë që merrnin pjesë në operacionin e shuarjes së zjarreve u përplasën.
Forcat u mobilizuan menjëherë për një operacion kërkim-shpëtimi për ekipet, i cili është duke u zhvilluar aktualisht”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Zjarrfikësve të Greqisë./et
