Policia e Tiranës vijon hetimet për grabitjen me armë të argjendarisë në Paskuqan. Policia ka gjetur motorin që dyshohet se u përket autorëve. Dy grabitësit dyshohet të kenë vjedhur bizhuteri të shtrenjta me një peshë afro 2 kilogramë flori.
Grabitësit ishin të armatosur me një automatik dhe një çekiç, të cilin, nga shpejtësia, e kanë harruar në vendin e ngjarjes. Autorët janë larguar me një mjet me targa të fshehura përmes rrugës dytësore./kb
