Gazetarja Klodiana Lala ndau detaje lidhur me vrasjen e turistit portugez në Ksamil.
Siç tha Lala në një dalje televizive, turisti ka qenë në një lokal bashke me disa shtetas francezë, ku ka ndodhur një sherr i madh.
Sipas gazetares, dyshimet janë se sherri ka ndodhur për shkak të një vajze shqiptare, e cila tanimë është identifikuar dhe do t’i merret dëshmia.
Po ashtu, Lala tha se autori është larguar nga vendngjarja me ndihmën e një kolegu.
“Flitet për një vajzë shqiptare, e cila do të merret dëshmia për shkak se është identifikuar përmes kamerave. Portugezi ka qenë në lokal me shtetas francezë. Është bërë sherr i madh. Në momentin që edhe Sokrat Vata ka pësuar dëmtime, se është plagosur, ka dalë dhe më pas te pjesa e shezllongeve e ka goditur me thikë. Ai është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e një kolegu të tij. E ka shoqëruar deri diku por nuk ka qenë i qartë se çfarë ka ndodhur por i është thënë nga ana e Sokrat Vatës që duhet të shkojmë në spital se kam plagë. Ai e ka lënë në mes të rrugës dhe është ky punonjës i lokalit që ka njoftuar policinë. Ndërsa Moisid Matushaj ka qenë pjesë e sherrit, por edhe një ngjarje tjetër të ndodhur po në Sarandë dhe më pas ka ndihmuar Sokrat Vatën për t’u larguar”, tha Lala./Mxh
