Një lajm i ëmbël ka ardhur nga çifti i njohur turk Beril Pozam dhe Ersin Arıcı, të cilët kanë vendosur ta festojnë përvjetorin e dytë të martesës me një surprizë shumë të veçantë: ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Historia e dashurisë së çiftit nisi në sheshxhirimet e serialit të famshëm “Çapkëni i Pasur”, ku Beril Pozam interpretonte personazhin e Sunës, ndërsa Ersin Arıcı luante Abidinin. Ajo që filloi si miqësi dhe më pas u shndërrua në dashuri, përfundoi në martesë.
Çifti u martua më 19 gusht 2024 në Stamboll, pak para nisjes së xhirimeve të sezonit të tretë të “Yalı Çapkını”. Në dasmën e tyre morën pjesë edhe disa prej kolegëve të serialit, mes tyre Afra Saraçoğlu, Mert Ramazan Demir, Çetin Tekindor, Diren Polatoğulları dhe Gözde Kansu.
Dy vite pas martesës, çifti ka një tjetër arsye për të festuar. Aktorja turke është rreth tre muajshe shtatzënë dhe së bashku me Ersin Arıcı po përgatiten të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e ëmbël çifti e ka ndarë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale. Ata kanë vendosur imazhin e parë të ekografisë së bebit në frigoriferin e shtëpisë dhe pranë tij kanë lënë një shënim emocionues, duke iu referuar edhe dy viteve të martesës.
“Gjithçka që është e jona është gjallë. Kanë kaluar dy vite dhe familja jonë po rritet…”, ishte mesazhi i çiftit./mxh
