Ish-kongresmeni amerikan, Joe DioGuardi, ndau sot një mesazh lidhur me situatën politike në Kosovë.
Në ceremoninë e marrjes së shtetësisë së Kosovës, së bashku me bashkëshorten, DioGuardi deklaroi se vendi do të jetë në telashe të mëdha nëse nuk zgjedh preidentin e republikës.
Ai shtoi se kjo nuk është koha që politikanët të jenë në gjumë, por t’u japin njerëzve atë që meritojnë.
“Jam këtu, siç e dini, për t’u siguruar që ju të keni një president. Dhe shpresoj që kjo të ndodhë para se unë të largohem. Nëse nuk ndodh para se të largohem, do të jeni në telashe të mëdha, sepse keni armiq që tashmë janë gati të prishin ekuilibrin në Ballkan. Ndaj është e rëndësishme që erdha me zërin tim të lartë për të zgjuar popullin shqiptar. Nuk është koha për të fjetur gjumë, sepse njerëzit janë gati t’ju marrin atë që keni. Më vjen keq ta them këtë, por mund ta shihni vetë”,-tha DioGuardi./mxh
