Edon Zhegrova mund të kalojë te Lazio në ditët e fundit të merkatos. Klubi kryeqytetas po shqyrton mundësinë për të marrë sulmuesin e Juventusit në huazim për një sezon, pa detyrim blerjeje.
Trajneri Gennaro Gattuso kërkon alternativa të reja në repartin ofensiv dhe profili i 27-vjeçarit shihet si i përshtatshëm për skemën e tij. Zhegrova mund të luajë në krahun e djathtë të sulmit, por edhe si alternativë për Mattia Zaccagni në të majtë.
Një element që mund të favorizojë marrëveshjen është paga e lojtarit, rreth 2.5 milionë euro në sezon, e cila mund të mbulohet nga Juventusi.
Dardani u transferua te bardhezinjtë në vitin 2025 dhe sezonin e kaluar regjistroi 20 paraqitje. Në ndeshjen e parë të këtij sezoni ndaj Frosinones, Zhegrova u aktivizua në pjesën e dytë në vend të Conceicao.
Lazio ende nuk ka ndërmarrë një hap konkret, pasi fillimisht duhet të krijojë hapësirë në repartin ofensiv, por emri i Zhegrovës mbetet një mundësi për t’u ndjekur./MXH
